Site icon Telegrafi

Dënohen sërish banorët e Big Brother VIP Albania, do të kenë vetëm 20 minuta ujë në ditë

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 2 ka nisur me sanksione ndaj banorëve.

Kjo pasi moderatorja e programit, Arbana Osmani, ua transmetoi atyre një klip që tregonte se si gjatë javës banorët kanë diskutuar mes vete se kë të nominojnë.

Dhe duke qenë se kjo gjë është në kundërshtim me rregullat e Big Brother, vëllai i madh ka vendosur që t’i dënojë banorët.

Në një komunikim përmes zarfit të zi, vëllai i madh ua bëri të ditur se banorët e BBVA do të kenë gjatë ditëve në vijim vetëm 20 minuta qasje në ujë në ditë.

Me gjithë kundërshtimet e tyre, konkurrentët e spektaklit do të kenë vetëm 20 minuta për të kryer të gjitha shërbimet e ujit si: tualeti, larja enëve, pija dhe pastrimi i shtëpisë.

Ky është dënimi i dytë për ta, pasi vetëm pak ditë më para ata u dënuan duke shkuar të gjithë në televotim shkaku i fjalorit të papërshtatshëm që kishin përdorur brenda ambienteve të shtëpisë. /Telegrafi/

Exit mobile version