47 objekte hotelierike janë dënuar për shkak të mosrespektimit të Ligjit për pirje të duhanin. Një pjesë e tyre do të paguajnë gjobë, kurse një pjesë e tyre do të mbyllen për një periudhë 7 ditore deri 15 ditore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Objektet hotelierike që dëshirojnë të ndajnë hapësirë për pirje të duhanit, do të duhet që t’i heqin xhamat nga terracat e tyre. Terraca mund të mbulohet me tendë, por duhet të jetë e hapur në tre anë.
Si reagim ndaj ligjit, është nisur një peticion virtual, ku kërkohet që të ndryashohet ligji. Duhanpirësit konsiderojnë se u bëhet diskriminim./Telegrafi/