Telegrafi

​Dënohen me nga 5 vjet dy të dyshuarit për një grabitje

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve L.U dhe A.K për shkak se:

Sipas Gjykatës më 29 dhjetor rreth orës 11:33 minuta ne fshatin Cërrcë, komuna Istog, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme me mjete të rrezikshme dhe atë me sëpatë dhe thikë kanë sulmuar të dëmtuarin R.M, në atë mënyrë që derisa viktima R.M kishte qenë vetëm në shtëpi, të pandehurit të maskuar me maska në kokë fshehën në bodrumin e viktimës dhe me të vërejtur që viktima po hynë në bodrum, fillimisht i pandehuri A.K me një dru e godet viktimën në kokë ku nga kjo goditje viktima rrëzohet për tokë dhe për një çast viktima humb vetëdijen, e pastaj me urdhrin e të pandehurit L i pandehuri A ia lidh duart me një litar dhe që të dy të pandehurit duke i bërë presion nën kërcënimin e një thike dhe sëpate pronë e viktimës, kërkojnë nga viktima paratë dhe çelësat e veturës, ashtu që të pandehurit nga viktima marrin çelësat e veturës dhe veturën, 110 euro dhe 10 franga zvicerane dhe një pushke gjuetie dhe ikin nga vendi i ngjarjes.

Të njëjtit më 30 dhjetor hetohen nga policia të cilët iu vihen në ndjekje dhe në dalje të qytetit të Gjakovës për shkak të shpejtësisë së madhe të pandehurit rrokullisen me veturën e viktimës dhe dalin jashtë rrugës së asfaltuar.

Policia gjatë kontrollit të veturës gjejnë dhe sekuestrojnë një pushke gjuetie, një maskë dhe një thikë të cilat janë përdorur me rastin e grabitjes tek i dëmtuari R.M.

Me këto veprime të pandehurit L.U dhe A.K si bashkë kryes kane kryer veprën penale të grabitjes.

Të pandehurve L.U dhe A.K, secilit veç e veç gjykata iu shqiptoj dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë (5) vite, në të cilin dënim iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Të pandehurve iu vazhdohet paraburgimi pas shpalljes se aktgjykimit, deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit por jo më gjate se dënimi i shqiptuar. /Telegrafi/