Policia ka shqiptuar 67 gjoba disa personave në qytetin e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit, gjatë vikendit që e lamë pas për shkak të mos respektimit të masave kundër COVID-19.
Sipas policisë së Kosovës inspektorët komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AUV, gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre përveç shqiptimit të gjobave kishin dhënë edhe 15 vërejtje.
“Më datat 18-20 shkurt 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Anti-Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVU-it, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19. Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave Anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR ne Prizren. Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 67 gjoba personave fizik, janë dhen 15 vërejtje”, bënë të ditur policia.
E në kuadër të inspektimeve sipas policisë janë kontrolluar edhe 89 biznese të ndryshme ku 4 prej tyre u janë shqiptuar gjoba prej 200 eurosh për shkak se nuk e kishin respektuar orarin e punës.
“ Poashtu janë vizitua dhe kontrollua objekti te ndryshme te bizneseve 89 si dhe për mos respektim te orarit te punesë janë shqiptuar 4 gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006”, njofton policia.
Mirëpo nuk ishin vetëm këto shkelje në shënjestër të inspektimeve, kjo për shkak se gjoba ishin shqiptuar edhe për shkelësit e rregullave të komunikacionit, nërajonin e Prizrenit.
“Jo vetëm për masat Anti-Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 707 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 5 patentë shofer. Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi”/Telegrafi/