Site icon Telegrafi

Dënohen infermierët që bënë selfie para trenave të përplasur ku mbetën 41 të vdekur (Foto)

Ministria e Shëndetësisë në Egjipt i ka dënuar gjashtë infermierë të cilët kishin bërë selfie para trenave të përplasur ku humbën jetën 41 pasagjerë.

Si ndëshkim, punonjësit shëndetësorë janë transferuar në ishullin Siwa, ku kushtet klimatike janë shumë të rënda, transmeton Telegrafi.

Disa nga infermierët e dënuar

“Rastësi në koma”, ka qenë thurja që i ka shoqëruar fotografitë nga skena e aksidentit, duke bërë që shfrytëzuesit e rrjeteve sociale t’i kritikojnë ashpër.

Derisa imazhet e papërshtatshme janë larguar, ata kanë kërkuar falje për këtë veprim me të cilin thonë se nuk kanë dashur të ofendojnë askënd. /Telegrafi/

Exit mobile version