Telegrafi

Dënohen 868 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar me kontrollet e zakonshme për respektim të masave antiCOVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 868 tiketa për të gjithë ata që kanë shkelur këto masa.

Kujtojmë se dje në vendin tonë janë konfirmuar 494 raste të reja me coronavirus dhe janë raportuar 12 raste të vdekjes. /Telegrafi/