Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndëshkuar të gjithë ata të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Lidhur me këtë, policia ka shqiptuar 556 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.
Gjatë të enjtes, policia ka shqiptuar gjithashtu edhe 902 tiketa trafiku, ndërkaq janë raportuar 20 aksidente me të lënduar dhe 79 me dëme materiale. /Telegrafi/