Site icon Telegrafi

Dennis Rodman e merr me vete Kanye Westin në takimin e radhës me Kim Jong-un

Ish ylli i Chicago Bulls, Denis Rodman, synon të kthehet së shpejti në Korenë e Veriut dhe të takohet me udhëheqësin e atij vendi Kim Jong-un.

Pak, të cilët, si Rodman, patën rastin ta takonin udhëheqësin korean dhe të kenë miqësi me diktatrorin.

Meqë Kim ishte një tifoz i basketbollit, dyshja nuk e kishte shumë probleme të bëheshin miq të mirë.

Por, ish-basketbollisti në takimin e radhës do ta merr me vete edhe reperin e njohur dhe bashkëshortin e Kim Kardashian, Kanye West.

“Unë mendoj se ai (Kim) është shumë i respektueshëm për mua dhe kemi të njëjtat bindje politike “, tha Rodman për US Weekly.

“Unë dhe Kanye kemi shumë gjëra të mira në mbarë botën dhe kjo është arsyeja pse e respektoj atë. Në shtator, unë përsëri do të vizitojë Korenë e Veriut, dhe me këtë rast unë do të marrë me vete Kanyen”, tha Rodman.

Lexo po ashtu Dennis Rodman këshillon Trumpin: Kështu duhet bërë me Kim Jong-Un (Foto)

Dy prej tyre janë parë kohët e fundit në ngjarjen “Jeta e njerëzve me ngjyrë është gjithashtu shumë me vlera ” në Uashington.

Rodman udhëtoi për në Singapor muajin e kaluar për të marrë pjesë në një samit dhe një takim historik midis Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version