Ekspertja Denisa Kele, ka folur për kriptovalutat dhe monedhën “Trump”, që u lansu ditë më parë në tregun dixhital.
Ajo në Opinion tha se synimi i Presidentit të Amerikës Donald Trump është që paraja fizike të zhduket nga qarkullimi dhe të gjithë tregun global ta dominojë pikërisht kjo lloj monedhe.
Denisa Kele: Ideja e Trump dhe të gjitha lëvizjeve që ai po bën, të çon në idenë që në vitet e ardhshme, qeveria amerikane dëshiron që paranë fizike ta heqë nga qarkullimi. Dhe unë shikoj që të gjithë investitorët e fuqishëm në kripto, ata që kanë shumë vite nuk tërheqin më para, e gjithë kjo qarkullon brenda rrethit të portofoleve të tyre. Bleva ‘Trump-in’ unë… (kriptomonedha që emetoi Presidenti amerikan)
-Sa bleve?
Denisa Kele: Bleva pak. Ishte shumë e vështirë për ta blerë.
-Pse?
Denisa Kele: E para nga Shqipëria nuk futeshin dot fare personat e rinj që duan të investojnë, për shkak të kartave bankare, por ne kemi portofol ekzistues dhe kemi pasur më të lehtë. Ishte e vështirë edhe globalisht. Për të blerë monedhën Trump në momentin që u lansua, 36 orë që ndodhi kishte 1 mijë e pak për qind rritje dhe kishte kërkesa për ta blerë, 10 milionë kërkesa në sekondë!
-10 milion veta në sekond donin të blenin monedhën e emetuar nga Trump?!
Denisa Kele: Dhe kjo bëri që të bllokohej i gjithë rrjeti.
Tomi Kallanxhi: Duhet ta themi që edhe në Tiranë është bërë nami. Mua më kanë marrë mbi 100 veta në telefon…