Telegrafi

Denis Biblekaj, i riu që ngjyros ndërdijen!

Denis Biblekaj nga qyteti i Gjakovës, numëron mbi 500 piktura të cilat anojnë kah surrealja.

“E kam dashtë pikturën që nga fëmijëria. Kam punuar vazhdimisht, sepse e kam ditur që kjo do të jetë e ardhmja ime”, deklaron 19-vjeçari Biblekaj, që nisi të pikturojë në moshë të re, në teknika të ndryshme.

“Kam marrë pjesë në tri gara, sa i përket pikturës, skicës dhe karikaturës. Në pikturë dhe skicë e kam zënë vendin e parë për të gjitha moshat”, shprehet Denisi.

Përmes ngjyrave thotë se mundohet të shpreh brendësinë e tij, ndërsa shton se së shpejti mund të pritet edhe një ekspozitë nga ai. /RTV Dukagjini/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/328771451281709/