Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur lajm shumë të mirë, dënimin e serbit Zoran Vukotiq me dhjetë vite burg për dhunimin e një shqiptare gjatë luftës.
Haxhiu ka thënë se ky është lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë! /Telegrafi/