Telegrafi

Dënimi i Thaçit, reagon partia e tij

Nga Partia Demokratike Shqiptare nëpërmes një deklarate kanë reaguar ndaj aktvendimit të Gjykatës Penale-Shkup për dënimin me burg të kryetarit të saj, Menduh Thaçi.

Nga atje thonë se vendimi i sotëm i gjykatës për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi është një sinjal i qartë se segmentet e caktuara te errëta në këtë shtet jo që janë aktive por me vendime të këtilla në formë të kësaj gjykate paralajmërojnë pengesë serioze për demokratizimin e mirëfillte si dhe rrugëtimin drejt strukturave euroatlantike.

“Partia Demokratike Shqiptare përkujton se këta struktura që fatkeqësisht ende janë të brumosura në institucionet shtetërore si cak të tyre gjithmonë e kanë pasur kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, i cili në vazhdimësi survejoheshte, përndiqeshte mandej përfshirë edhe tentimin për likuidim fizik te tij. Argumente për këtë janë dosjet voluminoze të shërbimeve sekrete, me mijëra faqe, 3 të tilla në periudha të ndryshme pas vitit 1990 e deri më sot”, thuhet në deklaratën e PDSH-së.

Nga PDSH gjithashtu thonë se Menduh Thaçi është tërësisht i pafajshëm dhe se do të ndiqen të gjithë instancat gjyqësore për ta dëshmuar pafajësinë, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Thaçi dhe Mijallkov shpallen fajtorë, dënohen me nga tre vite burg

Sot Gjykata Penale në Shkup për rastin e PSP-së “Titanik” ka dënuar me 3 vjet e dy muaj burg liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, Sasho Mijallkov me 3 vjet, Bedredin Ibraimi me 4 vjet e gjashtë muaj, Vllatko Sajkoski me 3 vjet, Sasho Srcev me 3 vjet dhe Aneta Stefanovska me 3 vjet./Telegrafi/