Telegrafi

Dënimi i Atletico Madridit për mos blerje të lojtarëve e dërgon Lacazetten në Ligën Premier

Arsenali e ka të lirë rrugën që të nënshkruajë me sulmuesin e Lyonit,  Alexandre Lacazette.

E gjithë kjo pasi që lojtari nuk mund të kalojë te Atletico Madrid, skuadër që pëlqehet nga Francezi.

Spanjollët janë dënuar nga FIFA me mostransferim të lojtarëve për një afat kalimtar.

Topçinjtë e pëlqejnë sulmuesin dhe kanë qenë të interesuar për të.

Një problem mbetet mos paraqitja e Arsenalit në këtë sezon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/