Maqedonasit me pasportë të Bullgarisë nuk e kanë gjetur qetësinë nga Maqedonia pasi të njejtët do të dënohen pasi kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike të Bullgarisë për zgjedhjet e BE-së, njofton Telma përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shumë lëndë janë hapur për ”qytetarë” të qyteteve bullgare Bllagoevgrad dhe Qustendil, ku edhe kanë shkruar adresat e tyre qytetarët e Maqedonisë.
Nga Bllagoevgradi janë regjistruar 283 qytetarë kurse në Qustendil janë regjistruar 250 qytetarë me nënshtetësi të dyfisht.
”Këto qytetarë do të dënohen pasi nuk e kanë respektuar rregulloren për votim, e cila thotë se duhet të plotësohet kushti: të jetosh aty ku e ke adresën dhe për këtë do të dënohen. Për të votuar në zgjedhjet e BE-së të njejtët duhet të kishin jetuar të paktën tre muaj në adresën e shënuar dhe për këtë do të dënohen. Të njejtët do të dënohen pasi në vendvotime kanë gënjyer se kanë të drejtë të votës.” ka thënë Vesela Stoilova, gjykatëse në Prokurorinë e Bllagoevgradit./Telegrafi/