Site icon Telegrafi

Dënim i lehtë për hajnin që vidhte statuja kafshësh (Foto)

Jason Hopwood nga Londra, të cilit i janë gjetur statuja dhe kafshë të mbushura që arrijnë vlerën mbi 100 mijë euro, i ka shpëtuar burgut.

Hajni 47-vjeçar është liruar me kusht, meqenëse u konsiderua si rast unik, ngaqë ka vepruar me shumë shkathtësi, ndërsa të gjitha gjërat e plaçkitura i ka bërë për t’i koleksionuar, transmeton Telegrafi.

Madje, ai nuk e ka pasur në plan t’i shiste apo të përfitonte në ndonjë mënyrë tjetër, por vetëm t’i mbante për vete.

Disa pjesë nga koleksioni që arrin vlerën e mbi 100 mijë eurove

“Është i fiksuar me këto kafshë dhe i vidhte për t’i pasur pranë, më shumë mund të konsiderohet si bazë nervore, se sa hajni”, është thënë lidhur me rastin.

Së bashku me 18 statujat, atij i janë konfiskuar edhe disa pjesë të kafshëve, që gjuetarët i mbajnë si trofe.

Për një vit e gjysmë detyrohet të paraqitet te forcat e rendit, ndërsa duhet të kryej 200 orë pa pagesë për komunitetin. /Telegrafi/

Exit mobile version