Site icon Telegrafi

Dënim me burgim dhe gjobë për zyrtarin korrektues që shpërndau kokainë e marihuanë në Qendrën Paraburgimit në Novobërdë

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve K. R. dhe S. L.

Sipas njoftimit për media thuhet se i akuzuari K. R. me datë 01.11.2022, rreth orës 14:30 minuta, në Qendrën Paraburgimit në Komunën e Novobërdës, në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar korrektues, pa autorizim shpërndanë apo dorëzon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, në atë mënyrë që derisa ishte në orarin e punës si zyrtarë korrektues, shkon në katin P-2, dhomën nr. 7 dhe komunikon me të paraburgosurin S. L., ku përmes vrimës se vrojtimit, e ka nxjerrë nga xhepi i pantallonave të uniformës zyrtare sasinë e substancës narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë dhe ja jep në dorë të paraburgosurit dhe më pas intervenojnë pjesëtarët e tjerë të shërbimit korrektues dhe në dhomën e tij gjejnë: një qese plasmani me kokainë në peshë prej 2.57 gram dhe një qese plasmani me marihuanë në peshë prej 7.46 gram.

“Me këto veprime, i pandehurit ka kryer veprën penale; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge neni 267 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lidhur ne nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 dhe 1.8 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri S. L. me datë 01.11.2022, rreth orës 14:30 minuta, në Qendrën Paraburgimit në Komunën e Novobërdës, pa autorizim posedon substancë narkotike, substancë psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që, pas intervenimit të zyrtarëve korrektues në katin P-2, në dhomën nr.7, në dhomën e tij gjejnë: një qese plasmani me kokainë në peshë prej 2.57 gram, dhe një qese plasmani me marihuanë në peshë prej 7.46 gram.

Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 269 paragrafi 1 të KPRK-së.

“Trupi gjykues nga Departamenti Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit K. R. duke i shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 500 (pesëqind) euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, gjithashtu të njëjtit i shqiptohet edhe dënimi plotësues; ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, pas mbajtjes së dënimit me burgim”, thuhet në njoftim.

Të akuzuarit S. L. i shqiptohet dënim me gjobë në shumë prej 500 (pesëqind) euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) muaj.

Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Exit mobile version