Këngëtari Denik Prizreni ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Të kam thënë”.
Kënga e re është e zhanrit baladë, dhe është punuar nga Artan Rexhepi.
Vargjet e tekstit janë shkruar nga Xheraldina Vula, gjersa në kitarë ka ekzekutuar Astrit Stafai.
Ana vizuale e këtij projekti i është besuar BUG Production.
“Të kanë thënë” duket të jetë suksesi i radhës për artistin, i cili vazhdon njëherësh të jetë një emër mjaft i angazhuar edhe në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/