Këngëtari Denik Prizreni ka prezantuar për fansat projektin e tij më të ri muzikor.
“Puth puth” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike dhe është publikuar edhe e me klip.
Detajet e kësaj kënge i kishte rrëfyer vet këngëtari pak ditë më parë në një prononcim për Telegrafin.
“Kënga është ritmike dhe e përshtatshme për sezonën verore. Kënga flet për flirtet mes vajzave dhe meshkujve”, ka thënë ai për Telegrafin.
Këngëtari nga Prizreni i cili është pjesë e Filharmonisë së Kosovës, është mjaft i pëlqyer dhe i kërkuar në koncerte e mbrëmje muzikore të shumta.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga Artan Rexhepi, ndërsa klipi i është besuar BUG Production. /Telegrafi/