Një pjesë e madhe e artistëve, përfshirë edhe ata shqiptarë po i argëtojnë ndjekësit përmes performancave në internet.
Një shembull i këtij lloj koncerti u mbajt me 18 prill nga artistët ndërkombëtarë ,“One World: Together At Home”, i cili u organizua për të mbledhur fonde kundër pandemisë coronavirus.
Denik Prizreni është një tjetër artist shqiptar, i cili përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini, interpretoi këngën “Zambaku i Prizrenit”.
Ai tash e një kohë publikon në rrjetet sociale këngë nga më të ndryshmet, ndërsa këtë të fundit e bëri nga shtëpia e tij duke luajtur piano.
Këngës së tij iu bashkëngjit edhe pamje nga qyteti i Prizrenit, ku për shkak të rregullave për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve, vendi ishte i zbrazët./Telegrafi/