Një shoferi në Perth të Australisë i është lëshuar një njoftim për shkelje pasi humbi kontrollin dhe dëmtoi veturën hibride plug-in me veturë rreth 1 milion dollarë.
Në fotot e publikuara në rrjete sociale mund të shihet Ferrari SF90 Stradale me ngjyrë të verdhë, “me kokë poshtë”, dhe airbag-ët e hapur.
Sipas policisë australiane, shoferi po udhëtonte drejt veriut përgjatë rrugës Orrong dhe Wright në Carlisle, periferi afërsisht 8 kilometra në juglindje të Perthit, përcjell Telegrafi.
Siç raportojnë autoritetet, i dyshuari e ka nxjerrë automjetin nga rruga, ku është përplasur me një pemë.
Si pasojë e incidentit, vetura është rrokullisur.
Bëhet e ditur se nuk ka të dëmtuar, ndërsa shoferi po akuzohet për shkelje të qarkullimit rrugor dhe “drejtim të pakujdesshëm”. /Telegrafi/