Telegrafi

I dëmtojnë varrin e nënës – qytetari nga Ferizaj paraqet rastin në polici

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dëmtimit të varrezave që ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.

Ankuesi mashkull kosovar me datën 31.03.2024 ka raportuar se nga personi/persona të panjohur i është dëmtuar pllaka e varrit të nënës së tij.

Në konsultim me prokurorin i cili e ka cilësuar veprën është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet. /Telegrafi/