Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dëmtimit të varrezave që ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.
Ankuesi mashkull kosovar me datën 31.03.2024 ka raportuar se nga personi/persona të panjohur i është dëmtuar pllaka e varrit të nënës së tij.
Në konsultim me prokurorin i cili e ka cilësuar veprën është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet. /Telegrafi/