Telegrafi

Dëmtohet shtëpia e një kosovari në veri, persona të panjohur vendosin edhe disa mbishkrime në të

Foto: Arkiv

Një person në Mitrovicë të veriut ka njoftuar se disa persona të panjohur ia kanë dëmtuar pjesërisht shtëpinë e cila ishte duke u ndërtuar, si dhe kanë vendosur disa mbishkrime.

Rasti ka ndodhur më datën 2 dhjetor, transmeton Telegrafi.

“Më 03.12.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia të cilën ishin duke ndërtuar, person-a të panjohur e kishin dëmtuar pjesërisht dhe kishin shkruar mbishkrime me ngjyrë të zezë në mure si dhe në dysheme të shkruara me shkronja cirilik”, thuhet në njoftim.

Rasti është nën hetime. /Telegrafi/