Në lagjen Ulpianë në Prishtinë, një femër kosovare ka njoftuar policinë për një incident të ndodhur në kishë.
Ajo ka raportuar se një person i panjohur me të meta mentale ka goditur derën e kishës dhe më pas ka ikur në drejtim të panjohur.
Policia ka konfirmuar se deri më tani nuk ka të arrestuar në lidhje me këtë rast, që aktualisht është duke u hetuar.
Rasti do të trajtohet sipas procedurave ligjore. /Telegrafi/