Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar për dëmtim të disa varrezave në Ranillugë.
Në raportin policor po ashtu bëhet e ditur se në muret e objektit fetar janë shkruar disa grafitë.
“Ranillugë / N.N. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur janë dëmtuar disa varreza dhe gjithashtu në muret e objektit fetar janë shkruar disa grafitë”, thuhet në raport.
Rasti po hetohet. /Telegrafi/