Telegrafi

Dëmtohen varret e vëllezërve Haklaj, reagon policia e Tropojës

Policia e Tropojës ka reaguar në lidhje me dhunimin e varreve të vëllezërve të familjes Haklaj. Përmes një komunikate zyrtare policia bën me dije se janë referuar materialet në prokurori në lidhje me rastin.

Policia bën me dija se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo po ashtu Dhunohen varret e Haklajve në Tropojë, avokati i familjes: As kafsha nuk e bën një gjë të tillë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, dhe po vijojnë intensivisht punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi: Shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar pllakat e 3 varreve në varrezat publike të qytetit të Tropojës”, njofton policia. /Telegrafi/