Site icon Telegrafi

Dëmtohen shtyllat elektrike në një fshat të Suharekës si pasojë e erës së fortë

Reshjet e shiut dhe erëra e fortë kanë shkaktuar probleme në rrjetin elektrik në fshatin Semetisht të Suharekës.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë fshat si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar shtyllat elektrike.

Ai ka thënë se ekipet emergjente gjenden në terren.

“Era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht. Ekipet emergjente kanë dal në teren dhe po e vlerësojnë situatën. Apeloj që në teren ta vlerësojnë dëmin edhe ekipet e KEDS-it”, ka shkruar Muharremaj. /Telegrafi/

Exit mobile version