Në parkingun e komunës së Mitrovicës janë dëmtuar disa makina të Komunës së Mitrovicës.
Policia ka reaguar menjëherë në ngjarje duke arrestuar katër persona të dyshuar.
Në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka thënë se të dyshuarit janë në stacionin policor.
“Katër persona të dyshuar për këtë ngjarje janë në stacionin policor të Mitrovicës. Të dyshuarit janë ish punëtorët e parkingut të komunës së Mitrovicës, të cilëve iu ka shkëputur kontrata e punës para tre ditëve”, ka thënë ai për Telegrafin. /Telegrafi/