Telegrafi

Incident parazgjedhor, dëmtohen afishet propagandistike të BDI-së (Foto)

Fushata zgjedhore ka filluar të nxehet pasi që incidentet parazgjedhore kanë vazhaur edhe sonte në rajonin e Shkupit, ku janë dëmtar materialet propagandistike të BDI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Telegrafistat bëjnë të ditur se në afërsi të Sarajit janë dëmtuar afishet e dimensioneve të gjëra. Edhe në këtë rast, nuk dihet se kush mund ta ketë shkaktuar këtë dëmtim, por periudha parazgjedhore lë të kuptohet se bëhet fjalë për përplasje politike parazgjedhore, e cila ka filluar me afishet.

Më herët, në Strumicë u dëmtuan materialet propagandistike të OBRM-PDUKM-së, pastaj në Aerodrom u dëmtua shtabi zgjedhor i Partisë së Re Social-Demokrate, për të vazhduar me thyerjen e shtabit të BDI-së në Sllupçan dhe dëmtimin e materialeve propagandistike të Lëvizjes BESA./Telegrafi/