Paul Pogba nuk ka mundur ta vazhdojë ndeshjen kundër Baselit në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori francez pësoi një lëndim vetëm pas 19 minutash lojë dhe u detyrua ta lëshonte fushën.
Ai ishte kapiteni i skuadrës i caktuar nga Jose Mourinho, mirëpo ia lëshoi vendin Marouane Fellainit, pas një përplasje me Mohamed Elyounoussi.
Pogba shkoi drejt tunelit dhe është në dyshim për ndeshjen e të dielës kundër Evertonit që zhvillohet në Old Trafford.
Mourinho ka thënë se nuk ka informacion për gjendjen e futbollistit.
“Nuk kam folur me Paul Pogban apo stafin mjekësor. Unë nuk i vajtoj lëndimet. Paul nuk do të luajë të dielën”, ka thënë trajneri i Djajve të Kuq. /Telegrafi/