Rreth 100 policë janë dërguar në një restorant ku po qëndronte kryeministri kanadez Justin Trudeau, pasi që rreth 250 demonstrues propalestinezë e kishin rrethuar restorantin.
Dy burra janë arrestuar mbi pretendimet për sulm ndaj policëve dhe pengim të kryerjes së detyrës zyrtare, derisa demonstruesit brohorisnin emrin e Trudeau duke valëvitur flamujt palestinezë e i kërkonin të bëjë thirrje për armëpushime mes Izraelit dhe Hamasit, transmeton Telegrafi.
“Të kesh turp, ke gjak në duar”, thoshin disa prej demonstruesve.
E policia ka arritur me sukses nga nxjerr nga restoranti kryeministrin kanadez, i cili për fat të mirë nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
Trudeau më herët i kishte bërë thirrje Izraelit për përmbajtje maksimale, në mënyrë që të mbrohen civilët derisa forcat izraelit kishte sulme në Gazë.
“Dëgjojmë rrëfime të mjekëve, anëtarëve të familjeve, të mbijetuarve, fëmijëve që humbën prindërit. Bota është dëshmitarë e vrasjeve të grave, fëmijëve, foshnjave”, shtoi Trudeau.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje të Hamasit që të mos i shfrytëzojë më palestinezët si “mburojë”, ndërsa zyrtarët izraelitë kanë dënuar ashpër deklaratat e kryeministrit kanadez. /Telegrafi/
“Shame on you! You have blood on your hands!”
Activists disrupt Justin Trudeau while he wines and dines in Vancouver, demanding that he calls for a ceasefire right now in Gaza.pic.twitter.com/N7rKIT7f0a
— sarah (@sahouraxo) November 15, 2023