Si pjesë e demonstratave kundër qeverisë, demonstruesit e pakënaqur në Kili, i vunë flakën një kishe që shfrytëzohet nga forcat e rendit, sepse ashtë afërt një pike policore.
Iglesia San Francisco de Borja në Santiago, është përfshirë nga flakët, pasi u demolua prej demonstruesve, që thyen gjithçka që gjetën, transmeton Telegrafi.
Kjo ndërtesë e ndërtuar në 1876, ishte bërë faltorja e preferuar e Forcave Kombëtare të Policisë Kiliane.
Zyrtarë policorë, janë shprehur të zhgënjyer me veprimin e pakuptimtë të djegies së kishës, nga besimtarë të po të njëjtit religjion.
Por, një demonstruese e njohur vetëm si Sandra, ka thënë se me djegien e kishës, deshën t’i përkujtojnë të gjithë ata që u vranë dhe u lënduan nga qeveria në pushtet.
Kjo vjen pasi banka qendrore e Kilit, njoftoi të enjten se aktiviteti ekonomik në nëntor ra për 3,3 për qind, i udhëhequr nga një rënie në aktivitetin e minierave, derisa zyrtarët parashikojnë rritje të ulët për vitin e ardhshëm, teksa po përfshihet nga trazirat anti-qeveritare.
Trazirat e kanë goditur Kilin në dy muajt e fundit, liderin botëror të bronzit, duke shkaktuar vdekjen e 26 personave, i dhe miliarda humbje në biznese private dhe infrastrukturë shtetërore. /Telegrafi/