Site icon Telegrafi

Demonstratat e 1 tetorit 1997, gruaja e ish rektorit Statovci: Më tha se dua t’i mbrojë studentët

Drita Statovci, bashkëshortja e rektorit të ndjerë, Ejup Statovci, sot me rastin e 25 vjetorit të demonstratave të 1 tetorit 1997 ka treguar momentet e asaj dite, para se të dilte nga shtëpia bashkëshorti i saj, për të ju bashkangjitur grupit të studentëve në demonstratë. 

Drita Statovci para se të fliste nën prezencën e ish tre studentëve të vitit 1997, Albin Kurti, Bujar Dugolli dhe Driton Lajçit, të cilët ishin krahë për krahë me bashkëshortit e saj, Ejup Statovcin tha se nëse i del ndonjë lot e fryma i ndalet, ta falin.

Ajo tutje tregoi se Ejup Statovci para se të dilte nga shtëpia i kishte thënë se donte t’i mbronte studentët e të qëndronte me ta.

“Po më vjen keq por në këto raste e kam shumë të vështirë me fol, nëse me del ndonjë lot e më ndalet fryma më falni. Vetëm mund të ju them faleminderit për respektin që po e bëni, po respektohet profesori Ejup Statovci, rektor historik si po i thoni, rektor i rezistencës, të gjitha këto qëndrojnë, por më kryesorja se e respektojmë veten, ndërtojmë traditë, ndërtojmë histori dhe këto janë momente të pashlyeshme të cilat vazhdojnë dhe më tutje dhe ndërtojnë vazhdimisht traditën. Ai jo vetëm që…dikush thotë u bashkëngjit, dikush thotë punoi, dikush thotë u pajtu, unë them një se ‘pa atë dhe protesta do të ishin ndryshe. Me të studentët kanë qenë ndryshe’, sepse ditën që ai doli në demonstrata sepse ne në një shtëpi, i kisha fëmijët dhe të gjithë aty ‘unë jam aty, e  din ku jam. Jo që dua t’i përkrahi, por dua t’i mbrojë studentët’”, ka ajo.

Ndryshe, sot janë bërë 25 nga vjet nga demonstrata studentore e vitit 1997, të cilat lëvizën situatën politike të viteve 90-ta, demonstratë kjo që i printe ish rektori i UP-së, tashmë i ndjerë, Ejup Statovci. /Telegrafi/

 

Exit mobile version