Janë thyer disa banka në Paris të Francës, nga demonstruesit e maskuar, që po kundërshtojnë qeverisjen e presidentit Emmanuel Macron.
Forcat e rendit janë kundërvënë me gaz lotsjellës, ndaj turmave të njerëzve, që ishin pjesë e kësaj demonstrate të dhunshme, që rrotulluan shumë vetura në rrugë dhe ndezën zjarre, transmeton Telegrafi.
“Situata ishte shumë e tensionuar, u detyruan të përdorim gaz lotsjellës dhe të qëllojmë me plumba gome”, thuhet në raportin e policisë.
Deri në orët e mesditës, policia ka bërë 54 arrestime, ndërsa ka kryer mbi 1,400 kontrolle, në parandalim të zgjerimit të demonstratave.
Kjo lëvizje, vjen një vit pas protestave të njohura si Jelekët e Verdhë, kur protestohej kundër shtrenjtimit të naftës.
Në protestat e zhvilluara gjatë vitit të kaluar, janë bërë shumë dëme të mëdha materiale, derisa bllokoheshin zonat kryesore që i vizitojnë turistët. /Telegrafi/