Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se vizita e kryeministrit në veri të vendit është historike dhe tregon vendosmërinë që të arrijnë progres në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e komunikimit, avancimin e integrimit dhe fuqizimin e sovranitetit të Republikës.
Ai po ashtu falënderoi trupat e KFOR-it për ndërtimin e urës.
Lexoni të plotë postimin e Demollit në Facebook:
“Pata nderin që në cilësinë e Ministrit të FSK-së të shoqëroj Kryeministrin Isa Mustafa në vizitën në veri të vendit, ku përuruam urën që lidh dy komunat veriore të Republikës së Kosovës, Leposaviqin dhe Zveçanin.
E konsideroj historike këtë vizitë të Kryeministrit Isa Mustafa në veri të shtetit, pasi tregon vendosmërinë tonë që të arrijmë progres në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e komunikimit, avancimin e integrimit dhe fuqizimin e sovranitetit të Republikës.
Një falënderim i posaçëm për trupat e KFOR-it për ndërtimin e urës”. /Telegrafi/