Në një rrëfim ekskluziv për RTV Dukagjini, ministri i FSK-së, Haki Demolli, flet për herë të parë pas vendimit të presidentit Hashim Thaçi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka mbrojtur këtë vendim të presidentit.
“Me këtë projektligj, FSK-së do t’i zgjerohen kompetencat”, shpjegon ministri që vjen nga radhët e LDK-së, i cili shton se bashkë me kabinetin janë duke e shikuar projektligjin që kur të vjen në rend dite në Kuvend, mos të ketë shumë nevojë për plotësime e ndryshime
Demolli beson se Thaçi çdo veprim për dhe rreth transformimit të FSK-së e ka bërë në konsultim me partnerët ndërkombëtarë
Sipas tij, i gjithë Grupi parlamentar i LDK-së do ta votojnë projektligjin.
“Nuk pres vota kundër, përpos atyre të Listës Serbe”, ka thënë ai. /RTD/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SEOX5qDw5VY&feature=youtu.be