Demokratët e dëshpëruar pas humbjes së Hillary Clinton, kanë filluar të mendojnë për kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2020 dhe sipas tyre, kandidatura më e mirë do të ishte zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama.
Përdoruesit e rrjeteve sociale shkruajnë se për dallim nga Hillary Clinton, karriera e Michelle Obamas nuk është e ndërlidhur me skandale të shumta dhe të dyshimta.
Si zonja e parë, ajo është marrë më shumë punë bamirësie, me të cilën ajo e përfitoi simpatinë e shumë njerëzve. Ajo është në fushatë për veteranët e luftës dhe për arsimim më të mirë të vajzave.