Telegrafi

Demiral po kërkohet nga skuadrat e mëdha angleze

Merih Demiral. (Photo by Yifan Ding/Getty Images)

Merih Demiral është njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Evropë.

Mbrojtësi turk iu bashkua Juventusit në verë nga skuadra tjetër italiane Sassuolo, për shumën prej 18 milionë eurove.

Edhe pse iu bashkua Zonjës së Vjetër dhe llogaritët si ndër mbrojtësit më të talentuar, Demiral nuk po ka shumë hapësira.

Paraqitjet shumë të mira me Kombëtaren turke nga Demiral kanë rënë në sytë e skuadrave angleze.

Merih Demiral. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)

The Mirror ka raportuar se skuadrat si Arsenal, Manchester United e Tottenham Hotspur janë interesuar për blerjen e lojtarit.

Juventusi e vlerëson shumë yllin e saj të ri dhe e sheh si mbrojtës të së ardhmes.

Por nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro, atëherë kampionët e Italisë janë gati ta lënë të lirë të largohet. /Telegrafi/