Demi Lovato është njëra nga shumë të famshëm që ofroi mbështetje për Ariana Grande dhe të gjithë njerëzit e Mançesterit pas sulmit që ndodhi javën e kaluar, por ajo nuk do të performojë në koncertin e bamirës që do të mbahet këtë fundjavë.
Një nga fansat e këngëtares 24-vjeçare e ka pyetur në Instagram pse Demi nuk do të marrë pjesë në koncert dhe ajo kishte një përgjigje të thjeshtë.
“Shkaku është se nuk ma kërkuan”, shkroi Demi duke iu përgjigjur fansit, transmeton Klan Kosova..
Ndërkaq, y është mesazhi që Demi ka shkruar javën e kaluar: “Më vjen keq që duhet të kaloni nëpër këtë. Kjo nuk është e drejtë dhe askush nuk duhet të kalojë nëpër këtë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju dhe me viktimat. Ju dua”.