Telegrafi

Demi Lovato ndan fotografi të reja nga propozimi romantik i Max Ehrich

Demi Lovato i ka dhënë fansave pamje të reja nga momenti kur i dashuri i saj, Max Ehrich, i propozoi fejesë.

Këngëtarja e “I Love Me” u fejua ditë më parë në një plazh.

Gjersa Ehrich, 29-vjeçar, i propozoi, një fotograf nga mbrapa kishte kapur momentin e ëmbël duke marrë një përqafim të ngrohtë prej Lovato, 27-vjeçare.

“Nata më e mirë e jetës time. Akoma duke e shijuar këtë. Të dua zemër”, ka qenë përshkrimi që Lovato ia ka bërë fotografive.

Max postoi të njëjtat imazhe duke ia bashkangjitur këngën “Crash Into Me” të Dave Matthews Band pasi me po të njëjtën bëri edhe propozimin.

Lexo po ashtu Fejohet Demi Lovato

“Të dua çdo herë e më shumë dhe çdo sekond”, ka shkruar në anën tjetër ai.

Javën e kaluar, Lovato konfirmoi se është fejuar me aktorin amerikan.

“Sot zyrtarisht do bëhem partneri i dikujt tjetër”, shkroi artistja e “Confident”. “E dua momentin që kur të kam takuar. Ishte diçka që nuk mund ta përshkruara.

Ndërkaq, romanca e çiftit u zbulua për herë të parë në një lidhje direkte me fansat në Instagram. /Telegrafi/