Site icon Telegrafi

Demi Lovato merr vëmendje me dukjen ekstravagante gjatë një darke me të fejuarin Max Ehrich në Malibu

Demi Lovato është duke e shijuar në masë të madhe periudhën pas fejesës.

Këngëtarja e “Anyone”, 27 vjeçare, së fundmi ishte në një darkë romantike me partnerin e saj, aktorin Max Ehrich.

Lovato dukej në formë të mirë dhe tejet elegante ndërsa kishte zgjedhur një fustan të ‘Alexandre Vauthier velvet ruched’, i cili kushton hiç më pak se 1596 dollarë, me një palë take ‘Amina Muaddi’ që kushtonin 870 dollarë dhe një palë vathë nga ‘Jennifer Fisher’ që kishin vlerën e 500 dollarëve.

Ylli postoi një fotografi përkrah Max, i cili për mbrëmje zgjodhi një palë xhinse e xhaketë të tillë si dhe një triko të bardhë.

Çifti duken në formë të mahnitshme dhe ky imazh i tyre u realizua pas disa postimeve atraktive që sollën për fejesë.

Lexo po ashtu Kush është Max Ehrich? Gjithçka që duhet të dini për të fejuarin e Demi Lovatos

Ehrich i propozoi Lovatos në fund të muajit korrik në një organizim të veçantë në deti e po ashtu zgjodhi një unazë unike.

“E dija, që të doja që në momentin kur të kam parë”, ka shkruar Demi krahas fotografive kur partneri i propozoi asaj. “Kurrë nuk jam ndjerë më mirë se kaq ndoonjëherë”.

Demetria Devonne Lovato (emri i vërtetë i këngëtares) duket se filloi lidhjen me Max gjatë periudhës së karantinës. /Telegrafi/

Demi Lovato dhe Max Ehrich (Foto: Instagram)
Exit mobile version