Site icon Telegrafi

Demi Lovato bën tjetër tatuazh, vetëm një javë pas përfundimit të lidhjes

(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Demi Lovato ua ka prezantuar fansave të saj tatuazhin e ri, edhe atë vetëm shtatë ditë pasi e ndërpreu lidhjen me modelin Austin Wilson, me të cilin ka qenë në lidhje nga muaji nëntor.

Këngëtarja ka bërë tatuazhin e ri bardh e zi, në të cilin ndodhet një femër që tërhiqet lartë nga shpendët.

27-vjeçarja ka thënë se ky tatuazh paraqet rilindjen e shpirtit, krahët e errët simbolizojnë kohët e këqija, ndërsa zhdukja e tyre, ecjen përpara.

“Ndërprerjet janë përvojë e keqe për të dyja palët. Qëndroni të këndshëm dhe lutuni”, ka shkruar Lovato në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Demi Lovato realizon tatuazh domethënës pas mbidozës

Ky tatuazh vjen pas tatuazhit që e kishte bërë në shpinë, gjegjësisht mbishkrimin “Survivor” (mbijetues). /Telegrafi/

 

Exit mobile version