Pas lajmit për punësimet e familjarëve të deputetëve të AAK-së në VALA, ka reaguar analisti Agron Demi.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar me moton parazgjedhore të PAN-it, “Ka ardhë koha”.
“A po e kuptoni tash moton e koalicionit PAN gjatë zgjedhjeve – KA ARDHË KOHA? Fjala ka qenë që ‘Ka ardhë koha’ që djali i Muharremit me dal në selamet, ashtu sikurse burri i Donikes, vjehrri e gruaja e Mërgimit, djali i Teutës, reja e Palit, motra e Bekës, evladat e Osmanit…”, ka shkruar Demi.
Demi ka thënë se, Kosova do t’i bratë me vite pasojat e Qeverisë Haradinaj.
“Ka ardhë koha me ‘zhbi’ shtetin, e me vjedhë 100%. Një ditë qeveria Haradinaj nuk ka me ekzistu, por pasojat e kësaj qeverisje kemi me i bartë edhe shumë vite. ‘100% hajni’ që kjo qeveri ja ka ba shtetit të Kosovës, ja kalojnë shumëfish dëmit që taksa 100% ja ka ba shtetit të Serbisë”, ka thënë Demi.
“Por prokuroria e Lumezit është shndërru në partner koalicioni për me ‘zhbi’ shtetin”, ka thënë Demi.