Pasi kishte ngrënë sanën e vendosur në një rreth, demi i një ferme në Gjeorgji të Shteteve të Bashkuara, nuk mundi të largohej i lirë.
Por edhe pse e kishte ende në qafë strukturën metalike, vazhdonte të ecte i qetë sikur të mos ketë ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.
“U ndal para meje dhe sikur donte të më thoshte, se duhet t’ia hiqja. Ishte shumë serioz dhe i durueshëm derisa ia largova”, ka thënë pronari i fermës.
Megjithëse mbajti në qafë rrethi e rëndë për një kohë të caktuar, gjedhi masiv nuk pësoi ndonjë lëndim. /Telegrafi/