Site icon Telegrafi

Demhasaj: Vjosa Osmani nuk e pranoi humbjen, foli për ngritje të LDK-së

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj ka komentuar mesazhin që ka dhënë Vjosa Osmani për aktualitetin politik pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Demhasaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Vjosa Osmani dëshiron një lidhje direkte me elektoratin në mënyrë që të merr më lehtë kreun e partisë në një të ardhme.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani nuk e pranoi humbjen por foli për rritje të LDK-së, përcjell Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Çohu”, ka thënë se Vjosa vazhdon të jetë konsistente në qëndrimet për “keq qeverisjet e së kaluarës përfshitë edhe ato të LDK-së”.

Demhasaj thotë se Vetëvendosje dhe LDK nuk do ta kenë të vështirë ndarjen e ministrive, por sipas tij dialogu mund të jetë një sfidë.

“Ministritë do të ndahen 5-5 ose 6-4 në favor të LDK-së pasi posti i kryeministrit i shkon Vetëvendosjes…Problem është qasja e Vetëvendosjes për dialogun. Ata kanë thënë se dialogu duhet të bëhet nga poshtë e lartë. Pra duke biseduar me serbët e Kosovës”, tha ndër të tjera Arton Demhasaj./Telegrafi/

Exit mobile version