Shkëlqim Demhasaj ka vazhduar me formën e tij të mirë në kampionatin zviceran.
Ylli nga Kosova ka qenë titullar si gjithnjë për Luzernin në ndeshjen përballë Baselit.
Vetëm pas 18 minutave lojë futbollisti deçanas arriti të shënoj golin e parë në ndeshje.
Pas një harkimit nga Francisco Rodriguez, Demhasaj devijoi topin dhe e dërgoi në rrjetë për 1-0.
Por fatkeqësisht nuk vlejti shumë ky gol pasi Baseli u rikthye dhe triumfoi me rezultat 4-1.
Goli ndaj Baselit ishte i pesti në këtë kampionat për Demhasajn, ndërsa ka bërë edhe një asistim.
Në këtë takim për Luzernin luajti edhe Hekuran Kryeziu që u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje tejet të ashpër në minutën e 86-të.
Për Baselin nga minuta e parë u aktivizuan dy futbollistët shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti por ky i fundit u zëvendësua në 20 minutat e fundit të ndeshjes.
Humbja nga Baseli e lë Luzernin në pozitën e 10-të në tabelë ndërsa kampioni në fuqi i Zvicrës mbetet në pozitën e dytë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RxyrSSeARNk