Site icon Telegrafi

Demhasaj: Kurti shkatërruesi më i madh i demokracisë në Kosovë

Analisti politik, Arton Demhasaj ka akuzuar kryeministrin Kurti për shkatërrim të demokracisë në Kosovë.

Ai këtë e ka thënë duke folur për mospjesëmarrjen e Kurtit në takimin e ftuar nga presidentja Osmani për të diskutuar për datën e zgjedhjeve paralamnetar.

Demhasaj ka theksuar se Kurti nuk ka qenë i interesuar për të marrë pjesë në këtë takim.

“Kryeministri Kurti, lideri i Vetëvendosjes i cili vazhdimisht flet për demokracinë, është personi që më së shumti është duke e shkatërruar demokracinë e konsoliduar të Kosovës. Nëse Lëvizja Vetëvendosje ka pas vullnet me marrë pjesë në takim me kryeministrin Kurti dhe pamundësia e tij për të marrë pjesë në takim, atëherë kish mund më kërkuar nga presidentja me u shty takimi. Thjeshtë s’ka deshtë me shku, prandaj po thamë që është shkatërruesi më i madh i demokracisë”, u shpreh ai në Tëvë1.

Kurti nuk mori pjesë në takimin e presidentes me kryetarët e partive, nga Qeveria u tha se kishte një drekë me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Ndërsa, që nga presidentja u tha që ishte refuzuar pjesëmarrja e Glauk Konjufcës si nënkryetar i partisë, pasi në agjendë ka qenë takimi me kryetarët e partive.

Exit mobile version