Analisti Arton Demhasaj, ka thënë se në garën për kryetar të komunave, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kemi dy lloje kandidatësh.
Demhasaj, në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka theksuar se kemi kandidatë që janë përgatitur tash e dy tri vite më parë, dhe kandidatët që kanë hyrë në garë në dy ose tre muaj e fundit.
“Janë një numër i madh i kandidatëve që janë prezantuar si kandidatë për komuna, kandidatët që kanë ardhur tash vonë, me një muaj ose dy përgatitje janë pjesë e garës. Nuk kanë programe dhe premtime përmbajtjesore dhe nuk kanë realizim. Por të gjithë e kuptojmë se janë të paarritshme, duke mos lënë anash edhe faktin se premtimet janë të kundërligjshme”, ka shtuar Demhasaj. /Telegrafi/