Qytetarët e prekur nga dëmet e përmbytjeve paraqiten te kompanitë e sigurimeve, edhe pse informacionet nga atje janë se ka shumë pak prona të siguruara, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Ne kemi frekuentim të të paraqiturve në qytetin e Shkupit, dhe vlerësuesit tanë janë vazhdimisht në terren. Dëmet që paraqiten janë nga e gjithë zonat e qytetit, theksi është në zonat që janë më të prekura, thonë nga sigurimi Winer dhe shtuan se për fat të keq pritjet janë në numër minimal duke pas parasysh se përqindja e pronave të siguruara në Maqedoni janë shumë të vogla.
Ata thonë se janë maksimalisht të angazhuar për të përmbushur nevojat e përdoruesve të saj dhe dëmet do të rimbursohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nga ana tjetër, sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Besir Jashari tha se ka rreth pesë mijë familje nga 12 zona të Shkupit janë që janë dëmtuar nga moti i ligë të shtunën që kaloi. /Telegrafi/