Ky vit nuk ishte një fillim i mirë për një nga shoferët e veturave në rrugët me shi të Londrës.
Një shofer e humbi kontrollin e Ferrarit të tij 296 GTB me 830 kuaj/fuqi, dhe u përplas në një shtyllë elektrike.
Sipas njoftimeve të policisë, rruga ku ai u aksidentua ka një shpejtësi të kufizuar prej 32 km/h, ndërsa shoferi po lëvizte shumë më shpejt, përcjell Telegrafi.
Fatmirësisht, drejtuesi i Ferrarit që thuhet të jetë i regjistruar në Katar, nuk ka marrë lëndime, ndërsa vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme, të cilat thuhet të arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.
Ajo që dihet është se, ngasësi i veturës nuk ishte vetë pronari i saj. /Telegrafi/